E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese, nis shqyrtimin e padisë së Bashkisë së Tiranës

Gjykata Kushtetuese nisi sot seancën mbi shqyrtimin e padisë së paraqitur nga Bashkia e Tiranës për komisionin hetimor të ngritur nga parlamenti ndaj saj, pak muaj më parë. Sipas përfaqësuesit ligjor të Bashkisë, komisioni parlamentar “Për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës” është antikushtetues dhe jo në kompetencën e organit të Kuvendit e si rrjedhojë, nuk mund të prodhojë pasoja ligjore. Nga ana tjetër përfaqësuesi i organit të Kuvendit kërkoi moslegjitimimin e palës kundërshtare në gjykim me argumentin se kërkesës, drejtuar Gjykatës Kushtetuese i mungon objekti dhe legjitimimi i kërkuesit, pasi vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Rama nuk ka marrë leje përfaqësimi në dhënien e lejeve të ndërtimit pasi është kryetar i KRT-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›