Kryeministri Berisha priti Rektorin e Universitetit të Stuttgart-hohenheimit, Prof. Dr. Hans-Peter Liebig
Kryeministri Berisha priti sot rektorin e Universitetit të Stuttgart-Hohenheimit, Prof. Dr.Dr.h.c. Hans-Peter Liebig së bashku me Prof. Dr.Dr.h.c. Volker Kottke dhe rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Fatos Harizaj.
Në këtë takim Kryeministri e uroi Prof. Liebig për titullin Doctor honoris causa që dje Universiteti Bujqësor i Tiranës i dha atij për kontributin e shquar në zhvillimin akademik dhe modernizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Kryeministri diskutoi me Prof. Liebig mbi përparësinë që i ka dhënë qeveria arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, veçanërisht në fushat e bujqësisë, bioteknologjisë, bioenergjisë dhe sigurisë ushqimore.
Kryeministri Berisha u premtoi rektorëve Liebig dhe Harizaj për mbështetjen pa rezerva të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy universiteteve.