E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry racist me traditë

John Terry si duket e ka të trashëguar "racizmin". Pasi u bë i njohur për fyerjet e tij raciste ndaj Anthony Ferdinand, tani babai i tij është akuzuar për racizëm.

Ted Terry është arrestuar në Londër pas një përleshjeje të dhunshme në rrugë. Akuza të rënda bëhen kundër tij: sulme të provokuara dhe nxitje të frikës raciale.

Babai i yllit të Chelsea tashmë është liruar me kusht dhe do të paraqitet para gjykatësit më 23 korrik për t’u përgjigjur për atë që ndodhi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›