E Diel, 1 Nëntor 2026

Ali Sadriu zgjidhet drejtor i QKUK-së

Ali Sadriu, ish -ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Kosovës, është zgjedhur drejtor i ri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Për këtë zgjedhje ka vendosur Paneli intervistues, i cili duke u bazuar në Ligjin mbi Shërbimin Civil në Kosovë, Urdhëresën Administrative për zbatimin e këtij ligji, Udhëzimin Administrativ 2003/1 dhe në Statutin e QKUK-së, ka intervistuar të mërkurën kandidatët, të cilët kishin aplikuar në konkurs.

Intervistimi i kandidatëve është mbikëqyrur nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, ndërsa intervistimit i janë nënshtruar nëntë kandidatë.

Drejtori i ri ekzekutiv i QKUK-së do të ketë kontratë dyvjeçare, ndërsa për tre muaj, ai do ti nënshtrohet periudhës provuese.

Ali Sadriu deri tani ka ushtruar detyra të ndryshme. Ndër të tjera ai ka qenë për 4 vjet, drejtor financiar i Fakultetit të Mjekësisë, drejtor financiar i BANKKOS-it, bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (AQF), 5 vjet deputet në Kuvendin e Kosovës , 3 vjet ministër i Ekonomisë dhe Financave, etj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›