Wyclef Jean “kërcënohet” pas kandidimit për president

Port-au-Prince, 18 gusht - Këngëtari Wyclef Jean ka deklaruar se “po fshihet” pas marrjes së kërcënimeve me vdekje, që nga njoftimi i planeve të tij për të garuar për president të Haitit.
Jean i deklaroi AP-së se ka marrë një seri kërcënimesh, duke përfshirë një thirrje telefonike se “duhet të largohet nga Haiti”.
Planet e këngëtarit kanë shkaktuar polemika në vendin e Karaibeve. Ish anëtari i bendit të tij Pras Michel dhe aktori Sean Penn janë në mesin e kritikuesve të vendimit të tij.
Komisioni Zgjedhor i Haitit ka shtyrë vendimin për atë se kush do të lejohet të kandidojë për president deri më 20 gusht.