Shaqiri përballet me krizën e parë në karrierë

Basel, 18 gusht - Mesfushori i Baselit, kosovari Xherdan Shaqiri, po e përjeton krizën e parë në karrierë. Kështu shkruan të martën gazeta zvicerane "Blick". 18-vjeçari Shaqiri mungoi në ndeshjen e fundit që kampioni në fuqi i Zvicrës e humbi 4:1 në fundjavë nga Luzerni. Sipas gazetës zvicerane fillimisht ishte raportuar se mesfushori kosovar mungoi për shkaqe shëndetësore, por më vonë u bë e ditur se Shaqiri ishte lënë jashtë ekipit nga trajneri Thorsten Fink pasi nuk është në formën e tij më të mirë.
Reprezentuesi i Zvicrës, Shaqiri, është paraqitur në katër ndeshjet e para të Superligës, para se të lihej jashtë formacionit për takim me Luzernin. Në ato katër ndeshje nuk kishte arritur asnjëherë të shënonte apo të asistonte. Ai ka shënuar një gol në kualifikime të Ligës së Kampionëve. Edicionin e kaluar gjithsej kishte kontribuar me shtatë gola e gjashtë asistime. Falë formës së mirë të treguar në stinorin e kaluar të Superligës së Zvicrës ishte ftuar në përfaqësuesen e këtij vendi për botërorin "Afrika e Jugut 2010". Me Baselin, Shaqiri kishte fituar titullin dhe Kupën zvicerane, ndërsa në fund ishte zgjedhur lojtari më i mirë i ri në Zvicër. Edicioni 2009-2010 ishte debutues për mesfushorin e krahut në Superligën helvetike.
Trajneri Fink ka thënë se ngritja e shpejtë në karrierë mund t'i kushtojë futbollistit të lindur në Gjilan.
"Ndoshta kam vepruar shumë shpejt me Shaqirin. Ai brenda një kohe të shkurtër u ngrit shumë lart dhe të gjithë i rrihnin supet. Pas kësaj ai njerëzve u premtoi hënën", ka thënë trajneri i Baselit, Thorsen Fink, përcjell "Blick".
Gazeta zvicerane ka shkruar se gjatë verës nuk kalonte asnjë javë pa u përmendur e ardhmja e Shaqirit.
"Nuk mungonin spekulimet për largimin e tij nga Baseli. Skuadrat si Tottenham, Arsenal, Borussia Dortmund, Fiorentina e Hamburg ishin të interesuara për transferimin e talentit të Baselit. Madje kishte edhe negociata të këshilltarëve të Shaqirit pa dijen e tij, siç ishte rasti i bisedimeve me Hamburgun. Pas kësaj Shaqiri u nda nga agjenti Max Urscheler dhe kompania 'Gold Kick' për të marrë si agjent vëllanë e tij më të madh, Erdinin 20-vjeçar. 'Atij mund t'i besoj plotësisht', ka thënë Shaqiri", shkruan Blick.
Sipas gazetës, spekulimet, mediat dhe interesimi i shumë ekipeve ndikuan te futbollisti i ri, që këtë edicion nuk po vërehet te Baseli.
"Shaqiri e shijon lojën e futbollit. Nëse ka gjëra të tjera në kokë përveç kënaqësisë që sjell futbolli, atëherë ai luan dobët", është shprehur Fink. "Të gjithë presin mrekulli nga ai. Kështu që Shaqiri duhet të konfirmojë formën e tij që e kishte në edicionin e kaluar. Ky do të jetë viti më i vështirë për të".
Drejtuesit e Baselit janë duke u përkujdesur që Shaqiri të kthejë formën.
"Duhet ta mbrojmë më shumë. Si 18-vjeçar ai nuk ka nevojë të marrë përgjegjësi, por duhet të jetë nën kontroll", tha Fink.