Zhvillon punimet Asambleja Rajonale e PR-së, Qarku i Tiranës

“Vota e shqiptarëve të përcaktojë peshën e çdo subjekti të koalicionit”
Partia Republikane, u bën thirrje partive të qendrës së djathtë, që të kenë në synimet e tyre prag elektorale një bashkëpunim më të gjerë dhe në mënyrë institucionale për ndërtimit e koalicionit të djathë. Në mbledhjen e Asamblesë Rajonale për Qarkun e Tiranës, në prani edhe të anëtarëve të kryesisë dhe deputetëve të grupit parlamentar, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, iu referua çështjes së reformës zgjedhore, duke vënë në dukje se Kodi Zgjedhor duhet të miratohet më parë dhe me transparencë të plotë. Sipas tij, partitë politike të së djathtës, duhet të bashkëpunojnë në mënyrë institucionale, për të sanksionuar përgjegjësitë qeverisëse në të gjitha nivelet, por dhe bashkëpunimin elektoral dhe ndërtimin e një koalicioni ku vota e shqiptarëve të përcaktojë peshën e çdo subjekti. “Nëse pas ftesës për anëtarësim Shqipëria konsiderohet vend i qëndrueshëm dhe i sigurt, me potenciale të pamohueshme zhvillimi, atëherë ne duhet të ndërtojmë dhe implementojmë plane të investimeve thelbësore në Shqipëri, jo me biznese anësore, por të njohura, të cilat sjellin e gjenerojnë biznese të tjera”, tha Mediu. Gjatë fjalës së tij, Mediu u fokusua në punën dhe organizimin e strukturave të partisë Republikane për qarkun e Tiranës. “Është e rëndësishme përcaktimi i anëtarëve të qendrave të votimeve, formimi i shtabeve elektorale dhe propozimi i kandidaturave për deputet, kandidatura të cilat duhet të gëzojnë respektin e qytetarëve”, tha Mediu.
...