Për dy vjet anglishtja provim i detyruar në maturë
04/11/2009 Ministri Tafaj: Rritje pagash për të gjithë mësuesit dhe pedagogët
Do të ketë përzgjedhje të stafit të kualifikuar për mësuesit
Procesi i pranimeve nëpërmjet maturës shtetërore do të pësojë ndryshime të tjera në vitet e ardhshme. Krahas nismave të marra për reformimin e sistemit arsimor në vend drejtuesit e Ministrisë së Arsimit pohojnë se do të punohet më shumë për përshtatjen e sistemit tonë me atë evropian, në mënyrë që nxënësit shqiptarë që duan të vijojnë studimet jashtë vendit të mos detyrohen të japin provime ekstra përveç atij të gjuhës. Për këtë është pohuar se brenda një harku kohor prej dy vjetësh edhe lënda e anglishtes do të përfshihet në provimet e detyruara të maturës. Kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, ka pohuar se “duke i qëndruar parimit të gradualitetit, ne do të punojmë në këtë mandat për të siguruar të gjitha kushtet që të sigurojmë mësues për gjuhën angleze të mjaftueshëm për çdo shkollë dhe në rast se do ta arrijmë të kemi në të gjitha shkollat mësues me kualifikimin përkatës për të bërë mësim në gjuhën anglisht, unë nuk e përjashtoj mundësinë që matura shtetërore në vitin e fundit të mandatit, pra në vitin shkollor 2012-2013, të ketë provimin e anglishtes të detyruar në maturë”. Kjo do t’u vijë në ndihmë gjimnazistëve që hyjnë në universitet të kenë mundësi të marrin leksione në gjuhën angleze nga pedagogë të huaj. Ndërkohë ministri ka shtuar se përkundrejt këtyre ndryshimeve do të ketë edhe vlerësime e përkrahje financiare (rritje pagash) për stafet akademike dhe mësuesit. I pranishëm në aktivitetin për rishikimin 6-mujor të realizimit të programit vjetor të reformës arsimore, ministri Tafaj ka pohuar: “Objektivi kryesor i këtij mandati është rritja e buxhetit veçanërisht për pagat e mësuesve dhe pedagogëve si dhe për investimet në infrastrukturë.” Ai u ndal gjithashtu në reformat që po ndërmerren në arsimin parauniversitar, ku synohet arritja e objektivit 0% të braktisjes së arsimit të detyruar, ku po punohet dhe me projektin-pilot për arsim të detyruar edhe për fëmijët 5-vjeçarë.
Provimi i detyruar
“Ne do të punojmë në këtë mandat për të siguruar të gjitha kushtet që të sigurojmë mësues për gjuhën angleze të mjaftueshëm për çdo shkollë dhe në rast se do ta arrijmë të kemi në të gjitha shkollat mësues me kualifikimin përkatës për të bërë mësim në gjuhën anglisht, unë nuk e përjashtoj mundësinë që matura shtetërore në vitin e fundit të mandatit, pra në vitin shkollor 2012-2013, të ketë provimin e anglishtes të detyruar në maturë.”
Reduktimi i varfërisë
Sulka, masat që do merren në zonat problematike
Reduktimi i varfërisë në vend, e sidomos në zonat më problematike, siç janë ato verilindoret, do të arrihet nëpërmjet një game të re masash që Ministria e Punës synon të realizojë gjatë këtij katërvjeçari së bashku me ndihmën e strukturave ndërkombëtare që veprojnë në vend. Këto masa janë prezantuar gjatë ditës së djeshme në një aktivitet të zhvilluar mbi modernizimin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, i cili u organizua nga Zyra e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit në kuadër të projektit “Asistencë për fuqizimin e sistemit të punësimit dhe formimit”. Ky projekt zbatohet nga ILO dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. I pranishëm në këtë aktivitet, zëvendësministri i Punës Kastriot Sulka është shprehur se “kemi një tjetër qasje ndaj varfërisë nëpërmjet aplikimit të një game të re të masave që do të ndërmerren”. “Konkretisht bëhet fjalë për rritjen e investimeve në zonat me probleme sociale dhe mbështetje ekonomike financiare për të pafavorizuarit nëpërmjet rritjes së përfshirjes së individëve dhe familjeve në nevojë në skemën e ndihmës ekonomike. Drejtimin kryesor për përmirësimin e gjendjes së punësimit dhe luftës ndaj varfërisë do të vazhdojmë ta mbështesim në zhvillimin ekonomik të vendit, ku një rol të rëndësishëm luan zhvillimi i biznesit, dhe në këtë këndvështrim ne kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur si për sa i përket afrimin të një fuqie punëtore të përshtatshme për nevojat e tregut të punës, ashtu edhe në identifikimin dhe parapërgatitjen e aftësive të nevojshme për këtë treg”, - ka pohuar Sulka. Duke u ndalur në zbatimin e projektit “Asistencë për fuqizimin e sistemit të punësimit dhe formimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, zëvendësministri është shprehur se praktikat botërore tregojnë se një mënyrë për rritjen e efiçencës dhe efektivitetit të shërbimit publik të punësimit është të punuarit mbi një strategji programuese, që përfshin angazhimet e institucionit si dhe indikatorët që matin përmbushjen e këtyre angazhimeve.