Sekuestrimi, shteti nuk dëmshpërblen
03/11/2009 Projekti i qeverisë nuk ruan imazhin e personit apo pacenueshmërinë e pasurisë
Barra e provës, i dyshuari duhet të vërtetojë origjinën e ligjshme të pasurisë
Të dyshuarit e drejtësisë për vepra të ndryshme penale, nëse nuk rezultojnë të tillë pas një viti, kohë maksimale gjatë së cilës shteti ua ka sekuestruar pasurinë, nuk do të marrin asnjë dëmshpërblim për cenim të pasurisë. Qeveria shqiptare, me konsulencën edhe të organizmave ndërkombëtarë, i ka propozuar Kuvendi të Shqipërisë një projekt që synon forcimin e luftës kundër krimit, trafiqeve dhe korrupsionit, i cili nuk mbron të drejtat e të cenuarve në mënyrë të padrejtë. “Nuk kemi parashikuar asnjë dëmshpërblim për cenimin e pasurisë. Kemi ecur me përcaktimet e Kodit, në të cilin përcaktohet dëmshpërblim për burgim të padrejtë”, - tha përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë Marsida Xhaferllari në përgjigje të interesimit të deputetit të PD-së Eduard Halimi. Projekti i ri “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes masave parandaluese kundër pasurisë”, i cili ndryshon rreth 90 % të ligjit të 2004-s, u miratua dje në Komisionin parlamentar të Ligjeve, i cili do t’i paraqesë Kuvendit një ligj integral duke shfuqizuar atë aktual. “Mendoj të bëjmë një tekst integral të ligjit dhe të ndryshimeve të tij, me qëllim që gjyqtarët të mos ngatërrohen në punën e tyre tekste, por të punojnë vetëm me një”, - tha kryetari i komisionit Ilir Rusmali. Risi e projektit të ri është edhe barra e provës, e cila është një ndër elementet thelbësore të procesit të konfiskimit. Ajo bie mbi personin që duhet të vërtetojë origjinën e ligjshme të pasurive që ka fituar.
Sekuestrimi
Projekti parashikon verifikimin e ligjshmërisë së pasurive dhe të të drejtave pasurore edhe të atyre personave ndaj të cilëve nuk ka procedim penal. Rrjedhimisht, gjykata me kërkesë të prokurorit mund të vendosë masën e sekuestrimit, kur ekziston një dyshim bazuar në indicie si dhe kur në bazë të të dhënave të mjaftueshme rezulton dukshëm se personi i dyshuar ka një standard të pajustifikuar jetese. Ky ligj mendohet të veprojë edhe ndaj pasurive të personave të afërm, farefisit si dhe personave fizikë ose juridikë për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen pjesërisht ose plotësisht në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e dyshuar. Ndaj këtyre personave kryhen hetime për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrën e jetesës si dhe për burimet e të ardhurave të tyre.
Procedura
Një nen më vete në projekt përcakton të gjitha procedurat që ndiqen për sekuestrimit. Fillimisht kërkesa për sekuestrimin e pasurive shqyrtohet nga gjykata me pjesëmarrjen e prokurorit brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes në bazë të dokumentacionit të paraqitur prej tij. Masa e sekuestros është e vlefshme për një periudhë 6-mujore duke filluar menjëherë pas shpalljes së vendimit të gjykatës. Në rastin e hetimeve të ndërlikuara, me kërkesë të prokurorit, gjykata mund të vendosë zgjatjen e afatit të zbatimit të masës së sekuestros jo më shumë se një vit nga data e mbarimit të afatit të masës së sekuestrimit. Për efekt të disiplinimit të prokurorit, me qëllim shmangien e zgjatjes së procesit pa fund, në ligj përcaktohet se “prokurori paraqet kërkesën për konfiskimin e pasurisë brenda 3 muajve nga dita e nesërme e shpalljes së sekuestrimit ose e vendimit që ka vendosur zgjatjen e afatit. Masa e sekuestrimit shuhet brenda 6 muajve, nëse s’ka kërkesë nga prokurori për konfiskimin ose zgjatje të afatit. Nëse nuk paraqitet asnjë nga këto dy kërkesa, masa e sekuestrimit bie. Në të kundërt pritet vendimi i gjykatës. Nëse nuk ka masë sekuestrimi, mund të vazhdohet me konfiskimin, por jo përtej afatit njëvjeçar.
Diskutimi i vendimeve të gjykatës konflikton komisionerët
Konflikti ligjor mes zbatimit të ligjit nr. 9284 dhe interpretimit të bërë mbi disa dispozita të këtij ligji me vendimin unifikues nr.1 të vitit 2007 nga Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë ka sjellë domosdoshmërinë e hartimit të projektit të ri. Por ajo ka shërbyer edhe si shkak për debate në Komisionin e Ligjeve. “S’mund të dalë asnjë prokuror apo ish-ministër të diskutojë vendimet e gjykatës, pasi vendimet e saj nuk mund të gjykohen”, - ka deklaruar gjatë mbledhjes së djeshme deputeti i LSI-së Nasip Naço. Ndryshe nga ai për këtë çështje janë shprehur pjesa tjetër e komisionit. “Vendimet e gjykatës pa diskutim që janë të zbatueshme, por sigurisht që janë të diskutueshme”, - deklaroi deputeti Viktor Gumi. Të njëjtën logjikë, por më të ashpër, ka përdorur edhe ish-ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj. “Pavarësia e gjyqësorit nuk jepet, por merret. Pavarësia mbi të gjitha është profesionalizëm. Nuk mund të themi se s’kemi punë me vendimet e gjykatës, por kemi që ç’ke me të. Do ta kontrollojmë, duke e vënë në pozita llogaridhënieje”, - tha ai. Gjykata e lartë ka bërë disa interpretime të ligjit 2004, gjë që në praktikë ka rezultuar të jetë i pazbatueshëm.
Qëndrimi i Prokurorisë ndaj projektligjit
Zëra nga Prokuroria e Përgjithshme thonë se në këtë ligj i jepet e drejta Policisë, Prokurorisë si dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda të verifikojnë, hetojnë, sekuestrojnë e kontrollojnë pasurinë e çdo qytetari në këtë vend, me argumentin e vetëm se një individ çfarëdo ka një standard jetese tej mundësive të tij ekonomike. Madje, ata shkojnë më tej, duke thënë se ligji aplikohet edhe për persona që dyshohet se mund të jenë pjesë e krimit të organizuar, por ndaj të cilëve nuk ka asnjë hetim të nisur. Sipas përfaqësuesve të organit qendror të akuzës, kjo është problematika kryesore e këtij ligji, pasi në asnjë vend të botës nuk ka një organ shtetëror që heton këdo në shtetin e tij se si i ka vënë paratë. Ky është një ligj që ngarkon prokurorinë të hetojë pasuritë e qytetarëve, rregullim ky që bie ndesh me Kushtetutën, pasi është jashtë detyrave që ajo i ngarkon prokurorisë, e cila angazhohet vetëm në rastet e një ndjekjeje penale. I njëjti argumentim vlen edhe për rastin kur me disa informacione të policisë se dikush është pjesëtar i krimit të organizuar, pa pasur një procedim penal, mund të fillosh hetim ndaj kujtdo pa verifikuar në rrugë ligjore se sa i mbështetur në fakte është ky informacion.