E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oda Ekonomike e Kosovës dorëzon në Tiranë ndihma për të përmbyturit

Prishtinë Tiranë, 12 Janar NOA - Biznesi i
Kosovës i bashkohet biznesit të Tiranës në dhënien e ndihmave për banorët e
zonave të përmbytura në veri të vendit. Oda Ekonomike e Kosovës dorëzon në
Tiranë ndihmat që biznesi kosovar ka grumbulluar në ndihmë të familjeve të
përmbytura në zonën e Shkodrës.

Një delegacion i Odës Ekonomike të Kosovës
(OEK), i kryesuar nga kryetari i saj Besim Beqja u takuan sot pasdite në Tiranë
me Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, i ngarkuar gjithashtu në krye të Komitetit
të Emergjencës për zonën e goditur nga përmbytja.

Gëzim Baxhaku nga Comport tha se kështu thirrjes
së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë për tu solidarizuar në dhënien e
ndihmave për zonat e përmbytura biznesi i ka dhënë përgjigje pozitive.

Në emër të këtij biznesit kosovar, kryetari i Odës
Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj i cili shoqërohej dhe nga dhjetë sipërmarrës
kosovarë, deklaroi kontributin e tyre në vlerë 120 mijë euro.

Kjo është një shumë e cila ka një vlerës
simbolike, por me anë të kësaj duam të shprehim solidaritetin tonë të plotë me
banorët e këtyre zonave, u shpreh Beqaj.

Ai ka theksuar se populli i Kosovës është më
afër se kurrë në këto momente dhe se ndihma nga ana e sipërmarrësve kosovarë do
të jetë e vazhdueshme deri në momentin e përmirësimit të plotë të situatës.e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›