E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Ia komunikova Berishes doreheqjen

Ish-ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Dritan Prifti ka deklaruar se eshte larguar nga qeveria me vullnetin e tij.

Ne nje deklarate per shtyp te mbajtur para pak castesh Prifti ka bere te ditur se ia kishte komunikuar me pare largimin e tij kryeministrit Berisha.

I kam komunikuar kryeministrit Sali Berisha doreheqjen. I jam mirenjohes Berishes dhe LSI-se ka deklar Prifti.

Deputeti i LSI ka theksuar se ne gjashte muajt e fundit ai ka qene nen presione te forta te cilat sipas tij jane shoqeruar me kercenime ndaj jetes.

Kam punuar nen presione te forta perfshire ketu kercenime per jeten dhe familjen te cilat i kam denoncuar dhe pres reagimin e prokurorise ka theksuar Prifti.

Ai ka hedhur poshte akuzat e bera se fundmi ndaj tij nga opozita duke nenvizuar se nuk ka bere asnje shkelje te ligjit.

Presionin e kam perballuar me sukses dhe nuk kam bere asgje qe shkel ligjin. Opozita me ka sulmuar per nje deklarim pasurie qe une e kam deklaruar vete dhe per nje pasuri qe une e zoteroja eshte shprehur Prifti.

Anetari i LSI mandati i te cilit ka nje rendesi jetike per koalicionin qeveritar ka bere te ditur gjithashtu se pas largimit nga qeveria angazhimi i tij do te vijoje ne Parlament.

Me tej Prifti ka bere nje permbledhje te arritjeve qe ka arritur qeveria gjate punes se tij ne vecanti tek ekonomia qe sipas tij i ka rezistuar me sukses krizes financiare globale.

Ekonomia i ka rezistuar krizes globale duke ndikuar ne rritjen e standartit te jeteses se shqiptareve. Jane ne proces 40 koncesione te reja privatizimet me vlere monetare jane dyfishuar krahasuar me nje vit me pare. Kemi garantuar furnizimin pa asnje defekt te energjise. Siguruam financimin per linjen me Malin e Zi dhe Kosoven. Jane rritur eksportet ne vecanti ato minerale. Transparenca konkurrenca dhe drejtesia ne dhenien e mineraleve ka qene me transparenti i viteve te fundit. Gjithashtu ndermarrjet publike te shtetit kane dale me fitim nderkohe qe perdorimi i energjise dhe naftes ka arritur rekorde te paarritura me pare ka shtuar Prifti.

Ne poziten e nenkryetarit te LSI-se ai ka nenvizuar se se shpejti do te zhvilloje bisedime me kryetarin Ilir Meta per te vendosur per te ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›