E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Kam dhene maksimumin edhe pas kercenimeve

Ministri i ekonomise Dritan Prifti ne nje konference per shtyp ka bere publike doreheqjen e tij nga ky post. Sipas tij arsyeja e largimit te tij nga posti i ministrit eshte pas ndryshimeve te bera nga Levizja Socialiste per Integrim.

Diten e djeshme kam kontaktuar me kryeministrin Berisha te cilit i kam ofruar dorehqjen time per ti hapur rruge dekretimit te ministrit te ri nga presidenti theksoi Prifti duke shtuar se i eshte mirenjohjes kryeministrit Berisha qe i besoi kete dikastere te rendesishem si dhe LSI-se qe e ngarkoi me kete detyre.

Ai gjithashtu theksoi se gjate sushtrimit te detyres se tij ai ka pasur presione te shumta si dhe kercenime per jeten e tij dhe te familjes se tij
Kam dhene maksimumin tim edhe pasi kam pasur kercenime per jeten dhe familjen time dhe per kete kam bere edhe padi ne prokurori theksoi Prifti duke shtuar se do te vazhdoje te kontribuoje ne politike ne Parlament.

Gjithashtu ministri Prifti ka bere nje rezume te pergjithshme te rezultateve te arritura nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes ne kohe kur ai ka drejtuar kete ministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›