Ekonomi, Kina kalon Japoninë, tani e dyta në botë
E përditshmja amerikane “Wall Street Journal” shkruan sot se Pekini po përpiqet të afirmohet si ekonomia e dytë në botë edhe në bazë vjetore për vitin 2010. Sipas saj, tejkalimi vjetor do të ishte një fakt historik për një ekonomi në rritje.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Japonisë në tremujorin e dytë arriti në 1.288 miliardë dollarë, kundrejt 1.339 miliardë dollarëve të PBB-së kineze regjistruar në të njëjtën periudhë. Fakti se tejkalimi ndodh në tremujorin e dytë tregon se Kina ka shumë mundësi ta tejkalojë PBB-në japoneze edhe në bazë vjetore.
Rreth dhjetë vjet më parë Kina ishte ekonomia e shtatë në botë, më pas tejkaloi Gjermaninë dhe në vitin 2007 Pekini u pozicionua në vendin e tretë. Për vitin 2010 analistët presin që Gjermania të renditet në vendin e katërt, Franca në të pestin dhe Mbretëria e Bashkuar në të gjashtin. Në vendin e shtatë Italia e ndjekur nga Brazili në vendin e tetë.