Ngadalësohet rritja ekonomike e Japonisë

Tokio, 16 gusht - Të dhënat zyrtare, të publikuara sot, tregojnë se rritja ekonomike në Japoni është dobësuar ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sipas të dhënave të qeverisë, në periudhën prill-qershor GDP-ja është rritur vetëm 0.4%, që është shumë më pak se sa është pritur.
Siç njofton REL, rivalët ekonomikë të Japonisë, SHBA-ja dhe Gjermania aktualisht kanë publikuar rritje më të fuqishme të GDP-së për të njëjtën periudhë.
Gjermania ka shënuar rritje 2.2, ndërsa SHBA-ja 2.4 për qind.
Analistët thonë se të dhënat e reja të Japonisë sugjerojnë se Kina, me gjasë, tash do ta zëvendësoj Japoninë, duke u bërë ekonomia e dytë më e fortë në botë, pas SHBA-së.