E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: 12 hidrocentrale do të vihen në punë brenda vitit

Qeveria ka dhënë gjithsej 30 hidrocentrale, nga të cilët sipas kreut të METE-s, 12 prej tyre do të vihen në punë deri në fund të këtij viti, 5 të tjerë kanë filluar prodhimin, ndërsa pjesa tjetër do të vihet në punë në vitin 2011
“Janë mbi 30 hidrocentrale për të cilat po punohet, dhe jam i kënaqur pasi kjo është një shifër goxha e madhe”, theksoi ministri Prifti.

Ai theksoi se 27 prej këtyre hidrocentraleve kanë dorëzuar projektet e zbatimit në METE dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore për të aprovuar projektet e zbatimit dhe për të vazhduar më tej investimin në këto hidrocentrale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›