E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Jam i sigurt për mandatin, po marr mbështetje nga të dy krahët

fier-prifti-shperndan-ndihmaKandidati i pavarur për deputet, Dritan Prifti, thotë se është i sigurt në marrjen e mandatit të tij në Fier, duke siguruar mbështetje nga të pakënaqurit e krahut të majtë dhe të djathtë. Bastioni i tij kryesor mbetet komuna e Libofshës, ku Prifti ka ruajtur raporte të mira me elektoratin si ish- deputet i LSI si dhe me strukturat e kësaj partie.

I pyetur nga Tema rreth shanseve që ka për të marrë votues nga partitë e tjera, Prifti tha se ka siguruar mbështetjen e ish- kryetarit të LSI në Libofshe, Niko Ndreko, disa kryetarëve të Aleancës Kuqezi si Liu Shepa i komunës Topojë apo Agim Gremi i komunës Mbrostar.

Dritan Prifti është prej 12 vjet deputet i asaj zone dhe njihet si deputeti që u ka qëndruar shume afër votuesve.

Para regjistrimit si i pavarur, Prifti deklaroi se ka pasur presione mbi partitë e vogla të koalicionit opozitar për të mos e regjistruar si kandidat për deputet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›