E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Kthimi dhe diskutimi i Kodit ne Komision ka mbeshtetjen e LSI-se

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ringritja e Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore dhe caktimi i nje afati pune tjeter 2-mujore, ngjalli serish shpresat per LSI se mund te ndryshoje ato nene qe mendon se cenojne voten e lire. Deputeti i LSI-se, Dritan Prifti vleresoi dje faktin se Konferenca e Kryetareve, vendosi te rishikoje Kodin Zgjedhor ne komisionin e reformes. "Sigurisht eshte nje vleresim per t'u pershendetur. Ne per kete kemi sakrifikuar. Ne kemi sakrifikuar edhe me greve urie qe te bejme nje Kod, sipas standardeve evropiane, te bejme nje Kod qe te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme vitin e ardhshem", u shpreh Prifti. Pa komentuar aspak qendrimin skeptik te kryetares se grupit socialist Leskaj, e cila preu publikisht shpresat e partive te vogla, se mund te negociohet per nene te tjera, Prifti tha se kjo eshte nje mundesi per riparim ne total te ligjit te zgjedhjeve. "Vendimi per ta kaluar serish Kodin, pra jo per te kaluar ne menyre te rrufeshme dekretin e Presidentit, por per ta sjelle perseri Kodin ne Komisionin e Reformes Zgjedhore, per t'i bere permiresimet e duhura, ka vetem pershendetjet dhe mbeshtetjen e LSI", u shpreh deputeti i LSI-se. Ai theksoi gatishmerine e LSI si force politike per te kontribuar ne Komisionin e Reformes, qe Kodi i cili do te kalohet nga Parlamenti perseri, te jete vetem sipas standardeve evropiane dhe te garantoje zgjedhje te lira, te ndershme dhe te barabarta per te gjithe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›