E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Odiseja" e miratimit te Kodit dhe vendimi i Topit

Greva tete ditore e dhjete deputeteve te LSI-se, PDK dhe PS 91 nuk shkoi dem. Ne nje forme apo tjetren, deputeteve protestues, ju plotesua deshira per te ripare edhe njehere ligjin e zgjedhjeve. Madje edhe brenda kontureve te Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore. Menjehere pas miratimit konsensual te Kodit Zgjedhor prej 112 votash ne Kuvend, grevistet braktisen sallen e Parlamentit ku qendruan prej tete ditesh. Megjithese hoqen dore nga greva, deputetet deklaruan se do te vijojne protestat ne emer te votes se lire edhe jashte Kuvendit. Kreu i LSI-se, Ilir Meta theksoi se nese Kodi Zgjedhor nuk ndryshon edhe pas kthimit nga kreu i shtetit, atehere ai dhe deputetet e LSI-se nuk do ta njohin si ligj te zgjedhjeve. Si dhe do te vijojne protestat ne vend, kunder ligjit qe sipas Metes, cenon voten e lire te shqiptareve ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne kete situate, forcat politike do te kene kohe te mjaftueshme tashme per te diskutuar edhe njehere per ligjin e zgjedhjeve. Dy muaj apo me pak, afati i caktuar nga Konferenca e Kryetareve eshte i mjaftueshem per korrigjime, por edhe me shume.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›