Vieira: Arsenali po luan mirë

Patrick Vieira beson se ekipi aktual i Arsenalit luan më mirë tashti por ka mungesë të fuqisë fizike, e cila ndikon që klubi të mos mund të fitojë trofe.
Topçinjtë kanë kaluar gjashtë sezone pa fituar ndonjë trofe që kur Viera, i cili bëri 406 paraqitje për londinezët, shënoi penaltinë vendimtare në finalen e Kupës FA në vitin 2005.
“Që ku jam larguar nga Arsenali, atje ka lojtarë të rinj, një gjeneratë e re dhe ndoshta një filozofi e re, pasi Arsenali luan futboll më të mirë se që kemi luajtur ne në kohën time. Pasimet dhe lëvizjet janë më të mira dhe ata janë më të shpejtë. Por ekipi jonë ishte më fizik dhe i përgjigjej më mirë lojës angleze”, u shpreh futbollisti.