E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Në inspektoriatin teknik ka korrupsion

Me tone të ashpra u është drejtuar ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti inspektorëve teknik për punën e dobët që kanë kryer vitet e fundit. Në një takim me të gjithë inspektorët qëndror teknik Prifti ka nxjerrë në pah të metat e tyre si dhe nuk ka anashkaluar edhe korrupsionin në këtë sektor.
Minsitri ka pohuar se pas tre muajsh do të dalë në terren për të kontrolluar çdo pikë karburanti dhe nëse do të gjejë parregullësi do të marrë masa ndaj inspektorëve. Por ministri i Ekonomisë ka treguar se i janë ofruar 10 mijë euro për një vend pune si inspektor.
Ndër të tjera Prifti ka nxjerrë edhe statistikat e këtij inspektoriati ku për një vit ai ka vendosur 60 gjoba për bizneset e vogla si dhe po ky inspektoriat ka ende 27 milionë lekë gjoba të cilat nuk janë mbledhur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›