E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama zvogëlon rrogat e menaxherëve

Me një masë të caktuar parashihet shkurtimi i të ardhurave mesatarisht për 50 për qind të 25 menaxherëve më së miri të paguar, të punësuar në shtatë kompanitë më të mëdha shfrytëzuese të ndihmës shtetërore.

Sipas planit, bëhet fjalë për menaxherë të punësuar në Citigroup, AIG, Bank of America, General Motors, Chrysler, GMAC Financiala dhe Chrysler Financiala.

Administrata e presidentit amerikan Barak Obama së shpejti do të urdhërojë zvogëlimin e rrogave të menaxherëve të kompanive të subvencionuara nga shteti.

Kjo masë duhet të fillojë të zbatohet nga java e ardhshme, ndërsa atë tani për tani nuk e komentojnë menaxherët e kompanive të lartpërmendura.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›