Lezhë/ Pranga dy pengmarrësve, një tjetër në kërkim
Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy vëllezër dhe ka shpallur në kërkim një të tretë për pengmarrje.
Burime zyrtare nga policia e Lezhës konfirmuan arrestimin e Genc dhe Besnik Pulës, përkatësisht 21 dhe 37 vjeç.
Ndërkaq, në kërkim është shpallur Dritan Pula.
Burimet konfirmuan se në bashkëpunim me njëri tjetrin 3 vëllezërit Pula kanë marrë peng dhe kanë dhunuar 43 vjeçarin me iniciale F.P
Ngjarja është regjistruar më 22 shkurt në Ishull Shëngjin.