E Diel, 1 Nëntor 2026

Pi ilaçin e familjarëve, vdes fëmija 3-vjeçar

Sarandë

Pi aksidentalisht ilaçet e familjarëve, humb jetën një fëmijë 3-vjeçar. Kështu ka ndodhur një ditë më parë në familjen Goxhaj, banorë të Lagjes Nr.3 në qytetin e Sarandës. Fëmija vetëm 3-vjeçar, R.G., i është drejtuar frigoriferit, ku ruhej një medikament që përdorej nga anëtarë të tjerë të familjes. Duke i shpëtuar vëzhgimit të të rriturve, vogëlushi ka pirë një sasi të konsiderueshme të ilaçit. Kanë mjaftuar vetëm disa minuta që të ndjehet efekti vdekjeprurës i medikamentit mbi organizmin e fëmijës. Ndonëse ai është çuar me urgjencë në spital, mjekët pediatër nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën, pasi doza e marrë ka qenë e konsiderueshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›