Prifti: Nuk do ketë ndërprerje energjie

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti ka garantuar se nuk do ketë ndërprerje të energjisë gjatë gjithë dimrit. Ai tha se për shkak të rezervave të energjisë do të bëhet e mundur që mos të ketë kufizim energjie në të gjithë vendin. "Kemi 1 miliardë kilovat orë rezervë energjitike, ndaj nuk ka arsye që të ketë kufizim të energjisë. Do kemi energji pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës së dimrit", u shpreh Prifti. Ministri tha se po ndërtohet nëj sistem transmetimi me Malin e Zi prandaj do të ketë stakime të programuara të energjisë. Dritan Prifti tha se sistemi i shpërndarjes dhe OST ka marrë të gjitha masat për të qenë në gatishmëri për shkak të ndonjë difekti nga përkeqësimi i motit.