E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: PS-PD të bashkëpunojnë për ndryshimet kushtetuese

TIRANË- Për deputetin Dritan Prifti ndryshimet në Kushtetutë sollën dobësimin e shtetit ligjor dhe rolit te presidentit, pasi kreu i shteti u vu nën kontrollin e mazhorancës dhe kjo sipas tij solli edhe dobësimin e gjyqësorit në vend.

“Unë kam shprehur prej disa kohësh publikisht qëndrimin tim që ndryshimet kushtetuese sollën dobësimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Sollën dobësimin e rolit të presidentit, sepse presidenti u vu nën kontrollin e një mazhorance të përkoshme parlamentare, ashtu sic sollën dobësimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri sepse duke u nënshtruar presidenti, u nënshtrua edhe mekanizmi që siguronte pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri.”,- deklaroi Prifti.

Sipas Priftit, PS dhe PD duhet të bashkëpunojnë për ndryshimet në Kushtetutë, në të kundërt opozita thotë ai, duhet të kërkojë e vetme ndryshimet për zgjedhjen e presidentit.

“Unë mendoj se me konsensus politik të paktën dy forcat e mëdha PS dhe PD mund të ribëjnë ndryshimet kushtetuese mbase për të futur dhe zgjedhjen e presidentit nga populli. Por, nëse nuk ka konsensus politik, unë kam qenë partizani i idesë së një referendumi popullor. Opozita i ka28 vota për ë kërkuar në KQZ, për të kërkuar referendum për të ndryshuar Kushtetutën, të paktën për zgjedhjen e presidentit. Unë mendoj se nëse nuk do ë ketë konsensus politik opozita, duhet në mënyrë t njëanshme të kërkojë të ndryshojë Kushtetutën për zgjedhjen e presidentit. Ne na duhet një president i fortë, na duhet nnjë president mbi palët, nuk na duhet një president që kontrollohet vetëm nga një forcë politike sepse kështu nuk garantohet pavarësia e pushtetee në vend”,- nënvizoi Prifti.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›