E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK do të çojë në Kushtetuese ligjin e regjistrimit

Votimin e ligjit, AK-ja e quan të turpshëm, pasi sipas saj dy deputetë që munguan në sallë janë përfshirë në rezultatin e votimit.

"Tashmë është provuar se dy deputetë kanë votuar me dy duar, kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës. Votimi për regjistrimin ishte një atentat ndaj Parlamentit dhe parlamentarizmit.  Ne nuk e njohim votimin e parlamentit. Vota sipas Kushtetutës është vetjake”, thanë përfaqësues të AK.

Prej muajsh, Aleanca Kuqezi e ka kundërshtuar fort tentativën e qeverisë për regjistrimin e popullatës ku në pyetësor përfshihet edhe feja dhe etnia. /Start/

                                                                                             2011-07-19 11:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›