E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet ujësjellësi i Memaliajt, ndjekje penale 12 vetëve

Policia sqaroi se banorët kanë ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit me lidhje të paligjshme, duke përdorur ujin e pijshëm për të vaditur tokat.

Për pasojë, prej 10 ditësh qyteti i Memaliajt dhe fshati Memaliaj janë furnizuar me vështirësi dhe me orar të kufizuar me ujë të pijshëm, madje në shumë familje mungon plotësisht uji.

Gjithsesi, për të mundësuar furnizimin me ujë të Memaliajt, forcat e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë mbështetur specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellësit Tepelenë dhe dje kanë prerë pjesën më të madhe të lidhjeve të paligjshme të banorëve të fshatit Bumbull./Start/

                                                                                             2011-07-19 11:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›