E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flakët përfshijnë repartin e djegies së QSUT-së

TIRANË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë repartin e djegies së Qëndrës Universitare Spitalore të Tiranës, pasditen e sotme.  Zjarri ka rënë në katin e dytë të këtij reparti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkak i zjarrit mësohet të ketë qenë një shkëndi elektrike në katin e dytë të këtij reparti.

Mjekët janë treguar të kujdeshëm në stakimin e automateve, ndërkohë që është bërë i mundur evuakimi i tyre dhe pacientëve nga kati.

Forcat zjarrëfikëse, ndërkohë kanë eliminuar zjarrin dhe parandaluar e përhapjen e zjarrit në kabllot dhe instalimet e tjera të repartit.

Ka qënë fillimisht e vështirë shuarja e flakëvëe, pasi ka qënë në një nga dhomat e errëta të këtij reparti,por me përpjekjen e zjarrëfikësve zjarri ëhstë shuar plotësisht.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›