E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë, më pak korrupsion

Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, gjate dites se djeshme mori pjese ne nje leksion te hapur ne fakultetin e Juridikut ne Tirane, me studente te drejtesise, nje aktivitet i zhvilluar me rastin e 100 vjetorit te institucionalizimit te drejtesise ne Shqiperi. Gjate fjales se tij drejtuar studenteve, ministri tha se edukimi cilesor i sherben sistemit te drejtesise, pasi ne te ardhmen do te kemi prokurore e gjyqtare me te drejte e me te besueshem. “Puna ne drejtesi do profesionalizem, perkushtim, vullnet per t’i bere balle presionit politik e ekonomik. Nese ju edukoheni cilesisht e sigurt qe do beheni gjyqtare, prokurore, avokate, me te mire, dhe me i drejte, me i besueshem do jete edhe sistemi”,- u shpreh Halimi gjate fjales se tij. Ne leksionin e tij te pergatitur per studentet e Drejtesise, ministri tha se tre jane shtyllat me te rendesishme mbi bazen e te cilave qendron sistemi i drejtesise ne vend. “Ne vleresimin tim, tre jane shtyllat e rendesishme mbi baze te se cilave qendron fort sistemi, llogaridhenia dhe pergjegjshmeria, eficensa, pavaresia dhe paanesia”,- u shpreh ministri ndersa u ndal ne sfidat me te cilat perballen sot te tre keto shtylla te sistemit te drejtesise ne vend. “Me lejoni te ndaj me ju sfidat, te cilat Ministria e Drejtesise ka hasur ne forcimin e seciles prej ketyre tre shtyllave. Une gjykoj se nga problemet qe meritojne vemendjen e duhur brenda sistemit eshte pavaresia apo punesimi i gjyqtareve dhe pergjegjshmeria e tyre para ligjit, pergjegjshmeria dhe llogaridhenia para qytetareve, llogaridhenia mbi zbatimin ose jo te ligjit, fakte te lidhura me pas me korrupsionin. Biem dakord se jane te shumte gjyqtaret dhe prokuroret e ndershem, por kur gjyqtari apo prokurori sheh tjetrin qe pasurohet ndikohet prej tij. Ndaj eshte i rendesishem monitorimi, per te ndare profesionistet me integritet nga devijantet e ligjit, ata qe bejne manovra me te”, - theksoi ministri duke vendosur theksin tek rritja e masave per te monitoruar punen e gjyqtareve dhe prokuroreve ne menyre qe te shmangen rastet e korrupsionit. Ministri gjithashtu tha se per te rritur transparencen ne drejtesi eshte shume i rendesishem dixhitalizimi i vendimeve te ketij sistemi. “Dixhitalizimi u kthye ne mjetin me te perdorur, pasi rrit pergjegjshmerine e aktoreve te sistemit. Nder me kryesoret eshte portali unik per dixhitalizimin www.gjykata.gov.al, qe permban te dhena nga paraqitja e padise deri ne ekzekutim. Si hidhet padia, si ndahet shorti deri se cfare ndodh me ceshtjen. Po ashtu sistemi ICMIC i centralizuar, sistemi Audio-Recording i te gjitha seancave gjyqesore ne gjykata, qe rrit transparencen dhe pergjegjshmerine e sistemit, si dhe redukton korrupsionin”,- beri te ditur ministri. Halimi ne kete aktivitet deklaroi hapjen e aplikimeve per zhvillimin e praktikes profesionale ne Ministrine e Drejtesise, ku do te pranohen 100 studente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›