E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qëllohet me armë një postbllok policie

Ngjarja ndodhi tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re, kur nga një automjet tip Benz është qëlluar me armë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Postblloku i policisë u ka bërë thirrje drejtuesit të makinës që të ndalonte, por ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë. Pas incidentit, forcat e rendit kanë mundur të arrestojnë njërin prej autorëve, ndërsa kanë bllokuar edhe makinën. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të prangosurit, për arsye hetimi. Gjatë kontrollit janë bllokuar dy armë zjarri, një pistoletë dhe një automatik tip Kallashnikov. Policia është vënë në kërkim edhe të dy personave të tjerë që ishin në makinën tip Benz.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›