Prifti: Privatizimi i OSSH, i suksesshëm
Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, reagoi pas zhvillimit të tryezës së Partisë Socialiste për energjinë. Ai e ka cilësuar privatizimin e OSSH-së si më të suksesshmin, pasi kompania çeke CEZ që e ka blerë është me emër në botë. Sipas ministrit Prifti, brenda pak kohe ajo ka investuar më shumë se 60 milionë euro në të gjithë vendin. "Nga qershori, kompania CEZ ka marrë drejtimin e korporatës dhe vetëm në pak muaj humbjet janë ulur me 3%. Arkëtimet kanë një stabilizim të ndjeshëm. Mbi 60 milionë euro kanë filluar të investohen në projekte të ndryshme në gjithë Shqipërinë, në një kohë kur kompania parashikon që të paktën pas 3 vjetësh të ketë fitimin e parë", theksoi Prifti.
Për sa i përket rritjes së çmimit të energjisë të kërkuar nga OSSH, ministri Prifti deklaroi se ky vendim do të merret nga Enti Rregullator i Energjisë, si institucion i pavarur.
"Unë e informoj zotin Rama që çmimi i energjisë elektrike vendoset vetëm nga Enti Rregullator i Energjisë, që është një institucion krejtësisht i pavarur", tha Prifti.