Moxhi therret Moratin ne gjyq
Ne nje kohe kur federata do te shqyrtoje afro 180 mije pergjime te reja telefonatash avokatet e Luciano Moxhit kane nisur letrat per deshmitaret qe kerkojne ne sallen e gjyqit. Big Luciano ka kerkuar ne procesin e Napolit per Calciopoli 2 personazhe mjaft te rendesishme ne futbollin italian duke nisur nga presidenti i FIGC Abete Franko Baldinin por edhe presidentin e Interit Masimo Morati. Paireto dhe Bergamo ne anen tjeter kane thirrur ne banken e deshmitareve Pierluixhi Kolinen ish-gjyqtarin e FIFA-s Roseti noterin e Kovercanos dhe tre gazetare qe kane qene protagoniste ne shortin e gjyqtareve qe akuza pretendon se ishte i manipuluar. Me fjale te tjera ne raundet e ardhshme te gjyqit penal mund te regjistrohen fakte te rendesishme per skandalin e futbollit italian. Avokatet mbrojtes te te akuzuarve kryesore synojne qe gjykata te jape vendimin e pare ne periudhen janar-shkurt 2011. Megjithate nuk perjashtohet mundesia qe kjo gje te ndodhe edhe ne muajin dhjetor. Perballja e Moxhit me Moratin pritet te jete edhe dueli final mes te tjerave aty do te kerkohen shpjegime per sistemin e pergjimit te jashteligjshem te perdorur nga Telecom.