Gjobiten 100 pika karburanti dhe bllokohen 15 të tjera
Drejtori i IQT-së, Virgjil Jani tha gjatë një konference për shtyp se gjatë kontrolleve të ushtruara nga muaji nëntor në shkallë vendi, janë evidentuar pika që tregtojnë karburante jashtë cilësisë dhe standardeve të vendosura, si dhe me mungesë dokumentacionesh për ushtrimin e aktivitetit.
15 pikat e karburanteve të bllokuara në Tiranë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër janë bllokuar për tregtim karburantesh jashtë standardeve dhe mungesë dokumentacionesh.
Sipas drejtorit Jani, për 100 subjekte janë vendosur gjoba deri në 500 mijë lekë, ndërsa paralajmëroi se do të vijojë kontrolli në të gjitha pikat e karburanteve dhe se nuk do të ketë tolerime deri në plotësim të standardeve të tregtimit dhe cilësisë.
Kreu i IQT-së informoi se gjatë kontrolleve të ushtruara në pikat e karburanteve janë evidentuar probleme edhe me autogazet për mbushjen e bombolave të gazit, pasi ushtronin aktivitet pa leje përkatëse dhe jo në kushte të sigurisë së kërkuar nga ligji.
"20 subjekte për mbushjen e bombolave janë bllokuar nga organet e IQT-së dhe 9 të tjera janë vënë për ndjekje penale për shkelje të rregullave të sigurisë teknike", tha ai, ndërsa bëri të ditur se janë bllokuar 340 bombola gazi.