E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Situata është nën kontroll, opozita të ndalë deklaratat e papërgjegjshme

Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti u shpreh sot se situata në liqenin e Fierzës është nën kontroll ndërsa shkarkimi i ujit është ndalur.“Në Fierzë është ndaluar shkarkimi i ujit. Situata është nën kontroll. Shqetësim ka qenë vetëm ulja e nivelit të Fierzës”, theksoi Prifti ndërsa i bëri thirrje opozitës që të distancohet nga deklaratat e papërgjegjshme lidhur me situatën e krijuar nga reshjet.“Në Fierzë niveli i ujit ka rënë 75 centimetra, ndërsa në kaskadën e Komanit niveli i ujit ka arritur ne 174.4 metra. Komani ka pasur një rritje të ujit prej 92 centimetrash”, deklaroi ministri Prifti duke paraqitur situatën në liqenet e vendit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›