Rasti tipik kur njeriu i hazdisur urrehet nga njerëzit e partisë së tij
Edvin Rama mund të akuzohet, tashmë, jo vetëm për mosrespektimin e nenit thelbësor të statusit të PS-së, që bën fjalë për dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të PS-së në rast të humbjes së zgjedhjeve, por edhe për mënyrën e dyshimtë sesi ai „u zgjodh“ në postin e kreut të kësaj partie. Për të shmangur zbatimin e nenit 28 të statusit të partisë së tij, E. Rama u kujtua, disi me vonesë, për të sajuar një artific: se ai nuk ishte humbës në zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009, por fitues! Kjo hile nuk iu pranua, jo vetëm për shkak të shpërfilljes së të gjitha procedurave të kodit zgjedhor, në të cilat ai ishte firmëtar, por edhe nga vetë anëtarë të nivelit të lartë të PS-së, (bashkësia e të cilëve mori emrin Lëvizja për Mendimin Ndrydshe, shkurt: LMN). Nga ana tjetër, sipas arsyetimeve të E.R.-s, duhet të mos merreshin parasysh as vendimet e kolegjit zgjedhor, me atributet e një institucioni legal për të certifikuar ligjshmërinë, por edhe të kundërvënies që iu bë këtij karrieristi mujshar nga ana e të gjithë monitoruesve ndërkombëtarë, si edhe nga të tërë përsonalitetet e larta euroatlantike, që i quajtën zgjedhjet si më të mirat që u zhvilluan gjatë krejt tranzicionit shqiptar.Tani le të shohim drejtpërdrejt disa episode sesi Edvini është mashtrues edhe në mënyrat spekulative të tij, për t’u dukur se respekton parimin një anëtar një votë, kaq shumë të reklamuar në propagandën e së majtës shqiptare. Që ky pasqyrim të mos ketë as hijen e një dyshimi, më duhet të përmed se këto të vërteta kanë dalë në shtyp, tanimë, me emrin e një avokati, si edhe të koordinatorit të PS-së në zonën e Lunxherisë. Ky zotëri që kishte mbushur moshën e të pesëdhjetave, vlerësohej si njohës shumë i mirë i alternativës së majtë dhe të strukturave të PS-së, në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Kishte pas qenë delegat i Kongresit të 10-të të ish-PPSH-së, në qershor të vitit 1991. Ishte në gjendje të bënte dallimet midis atij të Ramës dhe kongresit paraardhës, në të cilin kishte qenë, gjithashtu, kandidat. “Pavarësisht se kishim marrë ushqime me vete, - shprehet ky vëzhgues i rëndësihëm, - ishin marrë masat që të hanim e të flinim si njerëz. Ndërsa në Kongresin e organizuar nga Rama, mjaft nga delegatët që nuk ishin në gjendje të mirë financiare, u gdhinë në stolat e Parkut “Rinia”. Dëgjuam E. Ramën për lavdinë e parimit “një anëtar, një votë” dhe ia mbathëm me vrap për në Vorë, për të bërë sh..., se në Tiranë ëC-të gjendeshin vetëm në lokalet private. Në Kavajë hëngrëm ushqimet që kishim marrë me vete se në Tiranë; ndonëse ishim “kongresmenë”, nuk na gjetën dot disa karrige dhe një tryezë, që të hanim si njerëz!”. Ajo që ka interes të veçantë për lexuesin, janë “manipulimet skandaloze për zgjedhjen e kryetarit” –frazë, kjo, e rrëfyesit. -Votues për kryetarin u vënë re duart e pak vetave. “Votuan” edhe anëtarë imagjinarë të PS-së, emrat e të cilëve nuk figuronin në asnjë listë zgjedhore të qarkut tonë, - vijon rrëfimin e tij, thellësisht i pezmatuar, personi të cilin e përmendëm në fillim të këtij shkrimi. “Deri aty arriti ironia, - vazhdon sarkazma e këtij tregimi me fjalë banale – sa atij fukarai, të cilit i blehej vota, i thuhej jo “sa të bën vota”, por sa të bën pordha”!Mendjet e shëndosha brenda radhëve, pra, po fillojnë të tallen me këtë tallës ndaj elektoratit të tij. Ia vlen të citohet edhe kjo periudhë e gjatë: - “ Problemi është si do të menazhohet humbja, çfarë mësime duhen nxjerrë prej saj, si duhen bërë analizat, kush duhet të mbajë përgjegjësi, kush duhet të mënjanohet nga drejtimi dhe kush duhet të afrohet. Pa këto analiza të thella, objektive, me zemër të hapur, të përgjegjshme dhe madje të guximshme, pa u mënjanuar vetvetiu të paaftët dhe hileqarët e së majtës, ose pa i larguar ata anëtarësia idealiste e PS-së, pa u afruar të aftët e të përkushtuarit e alternativës së majtë, pa bashkimin e të gjithë të majtëve në një të vetme, PS-ja do të jetë, pas një viti, një humbëse e madhe edhe e pushtetit lokal; e, madje, një humbëse gjithashtu e madhe në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës”.Ja çdo të thotë që një humbës të vetëdeklarohet fitues dhe një i krisur mendor të mundohet t’i mbushë mendjen të gjithë dynjasë se është Aristoteli i Shqipërisë. Por i ndjeri Gramoz Pashko duket se ia dinte më së miri të gjitha paudhësitë dhe krejt noksanllëqet e karakterit, qysh në moshë fëminore, e më tej. Dhe u bë shkas që të mos hynte në PD-në si kali i Trojës, për ta shpartalluar PD-në, siç e ka përçarë për ibret PS-në. Si gojëzbrazët i pakorrigjueshëm, lëshoi edhe atë sfidën e pacipë kur ia mbathi me bishtin nëpër shalë: “Shqipëri, të kam dhj...”.Personi i rëndësishëm i Lunxherisë e vazhdon tregimin, pikë e vrer. E. Ramën e quan “gjenerali i humbjes” që ua mbylli derën analizave, me dorë të hekurt, duke nxitur largime të reja nga PS-ja. Për të ruajtur ç’të mundet nga shkërmoqja, Edvini “e ngop” me lugë të zbrazët elektoratin se gjoja do ta çojë në zgjedhje të reja vendin. Ai nuk është veçse një misionar i së keqes në PS! – vazhdon rrëfimin e gjatë i lënduari nga një veprim shkatërrimtar e i papërgjegjshëm i kryetarit uzurpator të PS-së, i botuar në njërën nga gazetat tona.* * *Këto arsyetime të nxisin për refleksione: Si mund të jetë shtetar i një vendi demokratik ky person, që është i padëshirueshëm edhe nga anëtarët me shpirt demokratik të PS-së? LMN-ja është frikësuar në palcë nga ky njeri. është një person që nuk di të flasë shtruar, por të ulërijë, të sokëllijë. është frymëzues, kështu, vetëm për atë pjesë të reduktuar të PS-së, që kanë njollën e sadizmit të regjimit të diktaturës në ballë, që janë mëkatarë krimesh të pandëshkuara. Ish-mëkatarët janë mbështetësit e E.R.-s. Por a mund të ecë demokracia në kushte të tilla kur njeriu i diskredituar “të zgjidhet” abuzivisht kryetar, duke shpërfillur statusin e partisë së tij? A mund të jetë i besueshëm ky person që i ka vënë vetes si detyrë që PD-ja dhe aleatja e saj, LSI-ja, duhen penguar hap pas hapi në përpjekjet për liberalizimin e vizave dhe hyrjen e shpejtë në Bashkimin Europian? A mund t’i shërbejë vendit të tij ky njeri i mendësive bunkerizuese, që s’e ka për gjë të pohojë se nuk i duhen monitoruesit dhe ndërkombëtarët, në përgjithësi? Për ç’të drejta njerëzore mund të flasë ky marrës nëpër këmbë i të drejtave njerëzore të femrave kur,edhe pasi vuri lakenjtë e tij të flisnin në emër të privatësisë, për t’i mbyllur veprimet skandaloze në këtë drejtim, veprime që do të turpëronin edhe më cipëplasurin e njerëzve të rëndomtë, jo më një njeri “drejtues shteti”, nuk iu nda dot dhunës ndaj femrës sërish, para pak ditësh? Kandidaten për mandat parlamentar në partinë e tij, R. Seserin e rrahu, sipas zakonit, dhe ky veprim i përsëritur e portretizon si të pakorrigjueshëm këtë pjellë që ka përvetësuar anët më perverse të oborrit të Bllokut.Edvini nuk është i padurueshëm se i përket një familjeje të privilegjuar në kohën e diktaturës. Ai është i padurueshëm, se vepron si keqbërës dhe ka pajtueshmëri veprimi me Kristaqin, të cilit nuk iu drodh dora që të vinte firmën për ekzekutimin e poetit të talentuar, Havzi Nelës. Enverit komunistët e akuzuar padrejtësisht i thoshin “rroftë” para togës së ekzekutimit. Maria, ëma e një vajze që humbi profesionin dhe rininë për shkak të huqeve të Edvinit, na del publikisht dhe na thotë se do t’ia japë votën atij, keqbërësit! Shembuj më ekspresivë të një mazokizmi të pështirë, zor se gjen. Mungesa e dinjitetit të poshtëruar në këtë shkallë, është vështirë të vërehet, përpos në tiranitë më mizore. Por vjen një kohë kur demokracia i thotë “ndal” një njeriu me sjellje aspak demokratike, si ai....