E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Të ardhurat e buxhetit të shtetit do rritet me 12%

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti në një konferencë për shtyp ka deklaruar në një kohë kur bota përjeton krizën ekonomike, të ardhurat e buxhetit të shtetit në Shqipëri parashikohet të kenë rritje prej 12%. "I gjithë rajoni është në një krizë financiare, por në Shqipëri të ardhurat e buxhetit të shtetit parashikohet të rriten 12%", tha ai. Prifti theksoi Prodhimi i Brendshëm Bruto parashikohet të rritet me 6.5%
Ndëkohë që inflacioni parashikohet 2-3%. Sipas ministrit të Ekonomisë ajo çfarë na veçon me vendet e rajonit është parashikimi për rritje të pagave dhe pensioneve me 10% që nga 1 korriku i 2010-ës. Ministri i Ekonomisë tha se shpenzimet e administratës janë ulur në nivelin 0,3% të GDP-së.
Ai tha se kompania ARMO nuk ka detyrimë të mëdha të prapambetura për të shlyer, por është kompania Albpetrol e cila duhet të shlyejë detyrime të prapametura.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›