E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma e Tregëtisë, Jaka: Jemi kundër sulmeve ndaj biznesit

Pas dorëzimit në polici të sipërmarrësit Rezart Taçi kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka u shpreh kundër çdo lloj dhune të ushtruar kundrejt medias dhe dënoi incidentin e ndodhur. Megjithatë vazhdoi Jaka siç flitet për lirinë e medias duhet të krijohet dhe një klimë e përshtatshme për biznesin.
Roli i medias vazhdoi më tej Jaka është shumë i shenjtë dhe media duhet të ketë më shumë kujdes dhe të punoj me më tepër profesionalizëm. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e sheh si të arsyeshme që të mbrohen njëlloj si të drejtat e medias ashtu dhe të drejtat e biznesit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›