E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Importi me taksa të ulëta “mbyt” prodhimin

“Gjendja është bërë edhe më tepër shqetësuese, kur pas ndryshimeve të fundit të kryera në muajt gusht-shtator 2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndërkohë, që kemi rritje të konsiderueshme të referencave doganore të lëndëve të para të importit, për mjaft prodhime të mbaruara të të njëjtit tip çmimet kanë mbetur pa ndryshuar duke qenë në nivele ndjeshëm të ulta krahësimisht çmimeve ndërkombëtare. Bazuar në të dhenat zyrtare ende pothuaj 30% e zhdoganimeve në Shqipëri bëhen sipas referencave të paravendosura”, tha administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.   

Sipas tij, një ngushtim i tillë i ndjeshëm në ndryshimin në vlerë të lëndeve të para me prodhimin e gatshëm ka vënë në vështirësi serioze me pasoja deri në falimentim të plotë industritë dhe prodhimin vendor shqiptare. Kjo ka bërë që të ulet në shkallë të papranueshme konkurrenca në favor të prodhimeve të huaja.
Buxhuku tha se më së shumti janë prekur industria mekanike, industria e përpunimit të mishit, industria e prodhimit te duraluminit, industria e prodhimit të pijeve joalkoolike, industria e prodhimit të birrës, etj. Gjendja behet edhe më shqetësuese, nëse do të mbajmë parasysh pasojat e krizës globale, që ka përfshirë edhe ekonominëe shqiptare me shfaqjen më të qartë goditjen para së gjithash të prodhimeve vendore.

Konfindustria, në kërkesen e saj drejtuar institucioneve shtetërore ka paraqitur edhe propozimet e saj konkrete për ndryshim të referencave doganore të prodhimeve të gatshme, që i përkasin:- Industrisë mekanike dhe përpunimit të hekurit dhe - Industrisë së përpunimit të mishit dhe do të vazhdoj për industritë e tjera vendore të prekura.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›