Papajani: ARMO plotësoi detyrimet,rifilloi punën
ARMO ka rifilluar punën pasi ka plotësuar detyrimet që kishte ndaj shtetit ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i tatimeve, Artur Papajani. Sipas tij, tashmë kompania ARMO ka paguar detyrimet tatimore si dhe ka pajsur pjesën më të madhe me matësa dy prej kushteve të ndërprerjes së punës. "Vendimi dhe kontrolli kundrejt kësaj kompanie erdhi si rezultat i një projekti sipas të cilit drejtoria tatimore ka marrë për të rregulluar dhe stabilizuar tregun e hidrokarbureve", vazhdoi Papajani.
Kompania ARMO u pezullua në datën 23 tetor prej tatimorëve pasi kishte parregullsi teknologjike dhe ligjore. Pezullimi u shoqërua dhe me protesta të punëtorëve dhe drejtuesve të kësaj kompanie sipas të cilëve nuk kishin marrë asnjë paralajmërim.