E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti hungarez me skateboard, sensacion në internet

Budapest, 17 gusht – Një prift hungarez, i cili në skateboard përhap fjalën e Zotit, është bërë sensacion në internet.

Video xhirimi i priftit 45-vejçar, Zoltan Lendvai, në “aksion” në skateboard është parë nga afër 170 mijë persona në YouTube.

Drejtimi i skateboardit, shpjegoi ai, i ndihmon të tërheq të rinjtë në kishë dhe t’u tregojë rrugën për te Zoti.

Inspirimin për diçka të tillë e ka marrë nga i shenjti Giovanni Bosco, prift dhe mësues italian nga shekulli XIX, i cili gjithë jetën e tij ia ka kushtuar fëmijëve të varfër, duke i mësuar përmes lojërave të ndryshme.

Tre adoleshentë, të cilët kurrë më parë nuk kishin qenë në kishën, filluan të vijnë rregullisht pasi që u tregoi disa shkathtësitë në skateboardin e tij, ka thënë Lendvai për mediet e huaja, i cili jeton në Redics, një fshat i vogël hungarez në kufi me Slloveninë.

Mënyra e predikimit të tij ka, megjithatë, ka edhe çmimin e tij: deri tani ka dhuruar 6 skateboard për besimtarët e rinj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›