Twente refuzon të huazojë Flamur Kastratin

Enschede, 17 gusht - Kampionia në fuqi e Holandës, Twente, llogarit në shërbimet e sulmuesit kosovar Flamur Kastrati, për edicionin 2010\2011. Twente se fundi ka refuzuar të huazojë 18-vjeçarin në kategorinë e dytë holandeze. Mediumet holandeze kanë shkruar të hënën se skuadra Go Ahead Eagles ka qenë shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e futbollistit me pasaportë norvegjeze.
"Kërkesa e Go Ahead Eagles për të huazuar Kastratin është refuzuar nga Twente. Twente nuk e ka ndërmend të lëshojë talentin 18-vjeçar. Ai është pranë ekipit të parë dhe drejtuesit e klubit nuk kanë dashur të diskutojnë për mundësinë e huazimit të tij", ka shkruar të hënën sajti "voetbalprimeur.nl".
Trajneri i skuadrës Go Ahead Eagles ka konfirmuar interesimin për Kastratin.
"Kastrati do të ishte lojtar perfekt për skuadrën tonë. Por Twente nuk e lëshoi atë, kështu që duhet të kërkojmë një sulmues tjetër", ka thënë trajneri i Eagels, Andrew Ulderink.
Flamur Kastrati në Twente u transferua në fillim të vitit 2009 nga skuadra e kategorisë së dytë norvegjeze, Skeid. Për Skeidin në vitin 2008 shënoi gjashtë gola në kategorinë e dytë të Norvegjisë. Në Twente deri tani ka luajtur për skuadrën e dytë. Luan rregullisht për U-19 të Norvegjisë.
Muajin e kaluar në Twente u transferua edhe mesfushori i Përfaqësueses së Suedisë, Emir Bajrami. Bajrami ishte titullar në dy takimet e para të edicionit 2010\2011. Twente në të dy takimet barazoi pa gola.