E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti i përgjigjet PS: Rama fsheh të vërteta të mëdha

Lidhur me padinë e përgatitur nga PS, Prifti u shpreh se e mirëpret atë. Ministri Prifti i kërkoi Edi Ramës që "gjyqi të bëhet i hapur për mediat dhe opinionin publik, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kuptojnë se kush është në të vërtetë kryetari i opozitës".

"Edi Rama është një njeri i pa sinqertë, që fsheh të vërteta të mëdha dhe të dhimbshme për veten e vet, pasi nuk ka shqiptar që beson se Edi Rama është i pastrehë. Përkundrazi, ka me qindra prona të shpërndara në emra miqsh e shokësh në të gjithë vendin, nga Durrësi, në Korçë, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë".

PS ngriti dje një padi penale ndaj ministrit Dritan Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›