Prifti largohet nga LSI-ja Mbeshtes Berishen
Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim dhe ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti i shkarkuar tri jave me pare nga posti i ministrit zyrtarizoi dje largimin e tij nga LSI-ja.
Dritan Prifti deklaroi se arsyet e largimit te tij nga kjo force politike jane mosmarreveshjet me kryetarin e LSI-se Ilir Meta i cili i zuri edhe vendin si minister i Ekonomise. Prifti ne nje deklarate te tij tha se eshte kercenuar me mesazhe gjate gjithe kesaj kohe. Por tashme pritet se drejt ciles force politike do te shkoje Dritan Prifti. Pas shkarkimit te tij ai deklaroi se do te ishte ne krah te mazhorances dhe Kryeministrit Sali Berisha.
Sipas ketyre gjasave mendohet se Prifti po shkon drejt Partise Demokratike. Mosmarreveshjet mes Dritan Priftit dhe krereve te LSI-se nisen te dilnin ne pah disa jave me pare kur ne nje mbledhje Kryesia e LSI-se vendosi unanimisht jo ne prani te Priftit shkarkimin e tij si minister dhe propozimin per vendin e tij te zevendeskryeministrit Ilir Meta i cili u largua nga posti i ministrit te Jashtem post qe e mbante pas krijimit te qeverise se koalicionit me Kryeministrin Berisha.
Por disa dite pas shkarkimit ne nje debat televiziv Prifti akuzoi Meten se po bashkepunonte me liderin e opozites per te rrezuar Kryeministrin nga pushteti. Ne rast te realizimit te kesaj ideje sipas Priftit Meta do te behej Kryeminister ndersa Prifti do te kthehej ne ministrine e Ekonomise. Por keto deklarata u kundershtuan dhe u quajten lajthitje nga kryetari i LSI-se i cili e cilesoi Dritan Priftin si nje njeri me probleme madje ai cilesoi se ishte ky i fundit qe bente allishverishe me Ramen. Ish-ministri Dritan Prifti deklaroi se kishte vene ne dijeni Kryeministrin Berisha per te gjitha keto fakte sipas tij e nese kjo do te ishte e vertete atehere mund te aludohej se vete Berisha duke qene ne dijeni mund te bente nje goditje gje qe ska ndodhur pasi Kryeministri mbeshteti zevendeskryeministrin Meta dhe aleatin e tij duke mos e neperkembur as ish-ministrin e larguar te qeverise se tij te koalicionit qe mbante nje nga portofolat me te rendesishem pse jo edhe te majme te qeverise.