Marreveshja e ujerave Haxhinasto Shqyrtim jo negocim me Greqine

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto beri dje te qarte se perfundimi i marreveshjes per hapesiren detare mes Shqiperise dhe Greqise eshte ne interes te dy vendeve.
Pasi sqaroi se axhenda e tij aktuale eshte nje vizite ne Bruksel ministri Haxninasto tha se do te kete nje takim normal pune me Komisionin ku do te behet nje rishikim te stadit aktual te marredhenieve. Kjo eshte vizita ime e pare ne Bruksel si minister i ri i Puneve te Jashtme. Sigurisht do te percaktojme axhenden e ardhshme te bashkepunimit si element i rendesishem i vizites sime ne Bruksel eshte pjesemarrja ne Keshillin e NATO-s ku do te diskutohet nje ceshtje shume e rendesishme per te ardhmen e aleances sic eshte koncepti i ri strategjik i NATO-s gje qe do te diskutohet me tej dhe do te perpunohet ne samitin e Lisbones disa jave me pas. Sigurisht qe axhenda ka dhe nje dimension bilateral do te takoj edhe zv. Kryeministrin dhe ministrin e Jashtem te Belgjikes dhe do te diskutojme per tu dhene nje dimension te ri te marredhenieve dypaleshe midis Shqiperise dhe Belgjikes - tha ministri. Duke folur per marreveshjen e kufirit detar me Greqine Haxhinasto tha se nuk ka thene qe do te rinegociojme marreveshjen. Kam thene qe do te shqyrtohen mundesite si do te procedojme per te perfunduar kete marreveshje e cila eshte ne nje status te tille pas vendimit te Gjykates Kushtetuese pasi eshte ne interes te te dy vendeve qe kjo marreveshje te realizohet duke respektuar te gjithe parimet dhe detyrimet kushtetuese. Jemi ne fazen e eksplorimit te mundesive se si do te procedohet me tej - tha ministri i Jashtem.
Ai foli edhe per viziten e Sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton ne Ballkan.
Per sa i perket vizites se Sekretares Clinton axhenda e saj eshte shume e ngarkuar. eshtjet qe ajo do te shqyrtoje ne vizitat e saj ne Sarajeve ku hapet ndertesa e re e ambasades amerikane atje por edhe per problematikat qe ka Bosnje-Hercegovina problematikat qe ka procesi i fillimit te negociatave midis Kosoves dhe Serbise jane ceshtje te nje interesi te vecante te SHBA-ve. Fatmiresisht nje problematike e tille nuk ekziston me Shqiperine. Ne kemi marredhenie te shkelqyera me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe do ti thellojme ato me tej ne funksion te interesave dhe objektiva te perbashketa - theksoi ministri i Jashtem.