E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti, letër Bodes për akcizat

Ankesa

Më 27 prill, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Konsultativ të Biznesit, i ka dërguar një letër ministrit të Financave, ku ndër të tjera i kërkon të marrë në konsideratë propozimet e bizneseve për nivelet e reja të akcizave. “Shqip” disponon një kopje të letrës, ku thuhet se, “preken mbi 35 operatorë ekonomikë që realizuan investime me vlerë rreth 66 milionë euro, duke ndikuar negativisht në planet e shlyerjes së këtyre investimeve”, e përgatitur mbi ankesën e bizneseve. Pasoja për industrinë vendase do të ishin rritja e ndjeshme e çmimeve, duke sjellë si efekt uljen e aftësisë konkurruese të prodhimit vendas, sepse diferenca e çmimeve me produktet e huaja përkatëse fshihet nga akciza shtesë. “Do të ndikojë në uljen e ofertës vendase për këto ambalazhe dhe me efekte negative në reduktimin e fuqisë punëtore”, ishte një tjetër shqetësim.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›