Prifti në Fabrikën e Cimentos: I kënaqur nga ky investim
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti vizitoi të shtunën Fabrikën e Çimentos së kompanisë Titan në Fushë-Krujë, një nga investimet e huaja më të mëdha në vend që kap shifrën e 200 milionë eurove.
Zyra e shtypit pranë METE-s bëri të ditur sot se, kjo fabrikë e realizuar me sukses fillon punimet me kapacitet të plotë vetëm pas një muaji.
Gjatë takimit me drejtorin e kompanisë, Angelos Kalogerakos dhe me punonjës të fabrikës, ministri Prifti shprehu bindjen se me fillimin e punës së fabrikës së çimentos të kompanisë Titan jo vetëm që tregu shqiptar do të furnizohet më mirë, por do të rritet edhe bilanci i eksportit.
"Kemi ardhur në një nga investimet e huaja më të rëndësishme në Shqipëri për ti dhënë një mesazh të gjithë investitorëve të huaj se Shqipëria është vend shumë tërheqës per investime dhe se qeveria shqiptare është pro biznesit, pro investitorëve të huaj", tha Prifti.
Ai shprehu bindjen se "me fillimin e punës së kësaj fabrike do të furnizohet më mirë tregun vendas, por edhe do të kontribuohet për të rritur bilancin tonë të eksporteve, pasi kompania Titan ka si synim të shesë në tregun tonë por edhe në atë të huaj".
"Jam shumë i kënaqur nga ky investim dhe jemi plotësisht në mbështetje të këtij investimi. Shpresoj që gjatë këtij viti të shohim fillimin e investimeve të tjera të këtij niveli", u shpreh ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.
Ndërsa, Angelos Kalogerakos u shpreh shumë optimist për investimin e kompanisë Titan dhe gjithashtu vlerësoi mbështetjen që qeveria shqiptare u jep investimeve te huaja. "Kjo gjë e bën Shqipërinë një nga vendet me klimë më të favorshme për investitorët e huaj", theksoi ai.
(d.b/BalkanWeb)