E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe, gjendet 12 vjecari, 48 ore i mbytur ne Drin

LEZHE- Gjendet pas dy ditë kërkimesh trupi i pajetë i 12-vjecarit që u mbyt në lumin Drin në Lezhë. Mësohet se trupi u gjet nga polumbarët në një distancë prej rreth 50 metrash nga vendi ku i mituri ra në ujë. Kërkimet kishin rinisur sërish mëngjesin e sotëm, ndërsa kanë vijuar përgjatë gjithë ditës së djeshme. I mituri Zef Marku, nga lagjja “Skënderbej” e qytetit të Lezhës rezultonte i humbur që prej pasdites së te premtes kur ka hyrë në ujë bashkë me vëllain e tij për të marrë topin që kishte rënë në lumë. Nga uji kishte dalë vetëm i vëllai i tij, ndërsa shokët kanë lajmëruan policinë për ngjarjen e rëndë.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›