E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush ankimon vendimin e tenderit duhet te paguaje takse

Bizneset te cilat marrin pjese ne nje prokurim publik dhe ne fund kane ankesa ndaj procedurave te ndjekura do te paguajne paraprakisht nje tarife ne menyre qe ankesa te merret ne shqyrtim. Numri i madh i ankesave ne rastet e ankandeve duke shtuar keshtu artificialisht punen e Komisionit te Prokurimit Publik si dhe zvarritja e procesit te prokurimit kane detyruar ekzekutivin qe te vendose nje tarife per cdo ankese me synim shmangien e ankesave te paargumentuara.


Tashme per cdo ankese te bere ankimuesi duhet te derdhe paraprakisht ne llogari te Komisionit te Prokurimit Publik nje vlere sa 0.5 per qind e shumes se prokurimit. Kjo eshte kusht per pranimin e ankeses.


Nese ankesa e tij shihet si e drejte ankimuesit i kthehet shuma e plote por nese ankesa nuk pranohet shuma e paguar transferohet ne buxhetin e shtetit. Numri i larte i ankesave te paargumentuara nga kompanite pjesemarrese ne tendere ishte permendur nga Avokati i Prokurimeve gjate raportimit para Komisionit te Ekonomise disa muaj me pare si edhe nga Kryeministri Berisha. Vendosja e tarifes ne varesi te vleres se prokurimit pritet te ule numrin e ankesave te paargumentuara kundrejt Komisionit te Prokurimit Publik.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›