Rama Ndryshimet ne qeveri fakt i shpartallimit moral te pushtetit

TIRAN- Shembull te qarte te shpartallimit moral te pushtetit i ka cilesuar kreu socialist Edi Rama ndryshimet e djeshme ne qeveri dhe menyren aspak transparente me te cilen u bene ato.
Ne nje deklarate per mediat nga selia e PS-se Rama ka deklaruar se perdite e me shume qeveria po deshmon se qeverisja eshte kthyer ne veprimtari fitimprurese jo ne interes te publikut por te oborrit te pushtetit.
Kemi publikuar e do provojme me fakte se deformimin e qeverisjes ne nje proces te kriminalizuar nga presioni i interesave ekonomike te oborrit. Grupi i transparences do te publikoje neser nje dokument se si gjithe qeveria vihet ne levizje nga seksere qe operojne per llogari te qeveritareve- tha Rama.
Sipas tij ndryshimet e djeshme jane shprehje e faktit se nuk qeverisin interesat e shqiptareve por te pushtetareve. Dje nga qeveria iku Prifti po jo djalli qe ka mberthyer vendin dhe po shkaterron ekonomine shqiptare per te pasuruar nje grup njerezish ne pushtet. Kjo qeveri duhet vetem te largohet dhe ne do bejme cdo gje qe mundemi per ta larguar- tha ai.