E Diel, 1 Nëntor 2026

Primo ofron paketa të reja dhe shpejtësi më të lartë

Breaking Views Internet dyfish më i shpejtë me Primo

Interneti është tashmë mjeti kryesor për t’u informuar, punuar dhe ruajtur kontaktet me njerëzit. Si një mjet i domosdoshëm, ai është pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Për këtë arsye, kompania Primo, pjesë e grupit Telekom Sllovenija, ka hedhur në treg një ofertë të re të avancuar, e cila u bën të mundur përdoruesve të kenë internet të shpejtë dhe pa pagesë shtesë. Paketat e reja Primo ofrojnë një eksperiencë unike për konsumatorët dhe tregojnë se sa mirë kompania i kupton nevojat e tyre.

Me ofertën e re nga Primo, konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin sipas preferencës dhe nevojës së tyre, një nga paketat e ofruara. Konsumatorët mund të zgjedhin paketën me 256 kbps tashmë për vetëm 15 Euro në muaj, paketën 512 Kbps për vetëm 18 Euro në muaj dhe 1 Mbps për vetëm 25 Euro në muaj. Por nuk mbaron me kaq. Primo ka hedhur në treg gjithashtu edhe dy paketa të reja. Paketa Speed Booster, me shpejtësi 2 Mbps kushton vetëm 35 Euro në muaj dhe ajo Turbo Speed Booster me shpejtësi 4 Mbps për vetëm 59 Euro në muaj. Për të gjithë klientët e rinj, të cilët do zgjedhin të përfitojnë nga oferta e pakrahasueshme e Primo, do të përfitojnë edhe instalim falas.

Primo ka përdorur gjithashtu një koncept unik për të prezantuar ofertat e reja te konsumatorët potencialë. Grupe promocionale janë organizuar në vendet më të frekuentuara të Tiranës. Për rreth 20 ditë, vajza dhe djem të veshur me uniformë “policie” ishin kudo nëpër Tiranë, në rrugë, qendra tregtare, qendra biznesi, lokale, për të shpjeguar ofertat dhe demonstruar shpejtësinë e internetit, nën konceptin e “gjobitjes” së atyre personave që përdornin internet të ngadaltë.

Për më tepër, në ditën e San Valentine; Primo krijoi një atmosferë romantike në qytetin e Tiranës. Primo Romeo & Juliet manifestuan këto ndjenja romantike për audiencën, në zonat më të frekuentuara të Tiranës, nën ballkonin e dashurisë Primo

Të gjithë të interesuarit mund të përjetonin “live” ndjesinë e të lundruarit me Primo internet.

Gjatë këtyre ditëve të promocionit, u vu re një interes gjithnjë e në rritje i personave të të gjitha moshave për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Primo.

Filozofia e Primo mbetet gjithmonë e njëjtë, të mendojë për konsumatorët, duke ofruar mundësitë më të mira për një “navigim” sa më të thjeshtë, të kënaqshëm dhe të përballueshëm për të gjithë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›